21-shja e PDK-së për deputete, Eliza Hoxha: Pushteti i Kurtit po e bën të pabarabartë garën elektorale duke abuzuar me paranë publike

04 qershor 2026 | 15:58

Kandidatja e PDK-së për deputete me numrin 21, Eliza Hoxha, ka akuzuar pushtetin aktual se është duke abuzuar me paranë publike në funksion të garës elektorale

Ajo ka thënë pushteti në krye me Albin Kurtin është duke përdorur çdo mjet për të fituar edhe më shumë pushtet.

Pavarësisht kësaj, Hoxha është shprehur e bindur se më 7 qershor, Kosova do të ndryshojë me fitoren e PDK-së.

“Pushteti po përdorë çdo mjet për të arritur pushtet më të madh duke abuzuar me paranë publike dhe duke e bërë garën elektorale të padrejtë. Por,  KOSOVA KA ME NDRYSHU”, ka shkruar Hoxha në mbishkrimin e një videoje të publikuar në “Facebook”.

May be an image of text that says 'STOP KRIZES NDRYSHO KOSOVEN PDK 125 Eliza Hoxha 21'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreshteri major i Forcës së Sigurisë së Kosovës, OR9, Ilir…