21 VITE NGA TUBIMI NË GJILAN NË NDERIM TË VITIT 1981

31 mars 2021 | 09:40

Ismet Sylejmani

Viti 2000 shënonte vitin e parë të jetës së lirë të popullit shqiptar në Kosovën e çliruar nga Serbia pushtuese!

Jeta e re në Kosovën pa qizmen pushtuese, shtypëse dhe vrasese serbe, pas luftës heroike dhe titanike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjakut të derdhur nga Heronjtë dhe Dëshmorët për Atdhe pa okupatorë, krijoi mundësinë për organizime e nderime të mëdha për ngjarjet e lavdishme të vitit 1981, që ishin dhe do të jenë faqet më të ndritura dhe me pasoja të mëdha vendimtare progresive për të ardhmen e Kombit tonë!

Duke e pasur mundësinë për organizime të mëdha dhe duke qenë Kryetar i Këshillit të Rrethit të Lëvizjes Popullore të Kosovës në Gjilan, vendosëm të ftonim në konsulltime Kryetarët e partive politike dhe shoqatave të ndryshme që vepronin në qytetin tonë në Gjilan!

Në emër të Këshillit të Rrethit të Gjilanit të LPK-së, ftuam takimin e parë dhe nisem edhe zyrtarisht organizimin e manifestimit në nderim të 19 vjetorit të ngjarjeve të vitit 1981!

Vlerësuam se duhej të organizonim një eveniment të paharruar në vitin e parë të çlirimit të Kosovës, e jo të prisnim vitin 2001 e të festonim jubileun e 20-të!

Lufta e UÇPMB-së kishte filluar, ishte bere edhe dalja publike e sajë më 26 Janar 2000!
Kishte filluar edhe një luftë tjetër e popullit shqiptar kundër Serbisë pushtuese!

Duhej shfrytezuar edhe ky rast, që të mobilizohej edhe më shumë populli shqiptar dhe faktorë të tjerë rreth luftës së UÇPMB-së, por njëkohësisht edhe të rritej niveli i përgaditjeve për fillimin e madh dhe sa më me sukses të luftës së UÇK-së Kombëtare në Maqedoninë e Veriut!

Nderimi që u organizua në Gjilan më 31 Mars 2000 për ngjarjet e vitit 1981 ishte i madh!

Ishte tubim i madh dhe me pjesmarrje masive e të pashembullt popullore, si para ashtu edhe pas luftës së UÇK-së!

Nuk mbahet mend as në Gjilan dhe madje as në Kosovë të ketë patur pjesmarrje aq masive për këtë ngjarje që është e shënuar me shkronja ari në historinë lavdimadhe të popullit shqiptar të Kosovës!

Nga të gjitha anët dhe nga të gjitha qendrat e Kosovatransit të Kosovës, nën drejtimin e Këshillit Organizativ, organizuar nga Kosovatransi dhe nga Drejtori i Kosovatransit të Gjilanit i nderuari Jakup Berisha, autobusët të shumtë në numër kanë bartur qytetarët gratis për pjesmarrje në tubim!

Sponzor gjeneral i tubimit më të madh në histori, në nderim të vitit 1981, ishte firma private Istria Comerce me pronar të nderuarin Sahit Zuzaku!

Këshilli Organizativ, kishte marrë vendim që atë ditë në Gjilan, pijet dhe ushqimi për te ardhurit nga jashtë Gjilanit të ishin falas!

Shumë gjelltore dhe qebabtore, ëmbëltore dhe restorante, vetshërbime e shitore ushqimore, kanë dhuruar ushqime, ëmbelsira dhe pije të ndryshme e shërbime gratis për pjesmarrësit e tubimit!

Nga vitet e mëvonshme, që kurrë më nuk u organizuan tubime të mëdha as sikur ai i 31 Marsit 2000, e të mos flasim me të mëdha që nuk mund të dot, doli se ne kishim pasur shumë të drejtë që e organizuam, ndonëse kishte nga ata që na “sugjeronin” që të mos e organizonim, se gjoja nuk është jubilarë nderimi e të ngjashme…

Ishim shumë të vendosur!
LPK kishte kredibilitet të padiskutueshëm për ta drejtuar një eveniment të tillë, që kurrë nuk do të shlyhej nga memorja e Kombit!

Merita e Këshillit Organizativ është e shumëfishtë, por dy gjëra janë të padiskutueshme!
Qendra ishte Gjilani!
Nderimi ishte më i madhi në histori!
Gjilani më 31 Mars 2000, u bë qendra më e madhe në gjithë hapsirën gjithëshqiptare, ku nderimi për ngjarjet e vitit legjendarë e historik 1981, mbetet përgjithmonë më i madhi dhe i papërsëritshëm në historinë e nderimeve masive popullore!

Në cilësinë e ish-Kryetarit të Këshillit Organizativ me rastin e 21 vjetorit të mbajtjes së tubimit dhe 40 vjetorit të ngjarjeve të vitit 1981, falenderoj Këshillin Organizativ, falenderoj të gjitha partitë politike dhe shoqatat, shokët dhe miqtë e ndryshëm, që më ndihmuan dhe më përkrahën, që morren pjesë në atë eveniment të madh e të paharruar!

Në mënyrë të veçantë falenderoj Komandantin dhe Komandën e Kampit “MONTITH” të US ARMY në Gjilan, që na përkrahën e na e dhanë tërë ndihmën e nevojshme, që tubimi të ishte në nivel të lartësisë historike!

Lavdi të rënëve për liri!
Lavdi vitit të madh 1981!
Rroftë populli shqiptar!

Prishtinë, 31 Mars 2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Infektologu Ilir Tolaj ka kritikuar institucionet politike në vend për…