
21 vjet në shërbim të policisë, jep dorëheqje toger Leci
17 korrik 2022
| 15:28
Besnik Leci ishte 21 vjet në shërbim të qytetarëve. Por, Leci të shtunën ka dhënë dorëheqje nga policia.
Ai ka thënë se këtë vendim e ka marrë si rezultat i shumë pakënaqësive.
Togeri i policisë ka thënë se arsyeja e dorëheqjes është edhe ekonomike.
“Paga e pamjaftueshme për ta mbajt familjen, mungesa e sigurimit jetësor e atij shëndetësor, kushtet e punës, e shumë çështje të tjera, më kanë detyruar ta marrë këtë vendim aspak të lehtë,mirëpo të detyrueshëm”, ka thënë Leci.