22 të vdekur dhe 1 894 raste të reja me Covid në Kosovë

01 shtator 2021 | 15:01

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur nga Covidi 22 persona.

Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë paraqitur edhe 1 894 raste të reja me Covid.

“Nga 14 284 testime, 1 894 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 22 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1 354 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 117 011.Në total numri i rasteve aktive është 27 404”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-udhëheqësit ushtarakë britanikë i kanë bërë thirrje qeverisë që të…