22-vjeçari i Bayernit: Do të pensionohem nëse vazhdojnë lëndimet

10 dhjetor 2018 | 18:21

Sulmuesi i Bayern Munchen dhe Francës, Kingsley Coman, mund t’i japë fund karrierës së tij si futbollist profesionist, përkundër që është vetëm 22-vjeçar, nëse vazhdojnë lëndimet e kyçit të këmbës.

Këtë sezon ai i ka bërë vetëm tri paraqitje për Bayernin, ndërsa i kishte bërë vetëm 21 dhe 19 në dy sezonet paraprake. Pas tre muajve i lënduar, Coman luajti në dy ndeshjet e fundit të kampionit gjerman.

“Ishte një vit i vështirë. Kur e lëndova veten, ishte fundi i botës për mua. Shpresoj se nuk do të duhet ta përjetoj atë që kam kaluar, mjafton me kaq. Nuk do ta pranoj një operacion të tretë – kjo do të thotë se këmba ime nuk është për këtë nivel. Do të bëj një jetë tjetër, një jetë anonime”, ka thënë Comani.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drilon Paçarizi është ndër lojtarët më të mirë të Kosovës…