23 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë

17 prill 08:26

23 vjet janë bërë sot nga masakra në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër të komunës së Drenasit, ku ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë 77 shqiptarë civilë të paarmatosur.

Aty pësuan fëmijë, të rinj, të reja, burra dhe pleq që u vranë, u masakruan dhe disa prej tyre u dogjën. Foshnja më e vogël ishte gjashtëmuajshe, ndërsa personi më i moshuar ishte 75 vjeç.

Edhe pas dy dekadash askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk u ndëshkua nga drejtësia.

Me këtë rast presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca do të bëjnë homazhe për të kujtuar jetën dhe veprën e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biznesmenja indiane, Swati Daga bleu për herë të parë bitcoin…