
23-vjetori i betejës së Likoshanit dhe Qirezit, Jashari: UÇK-ja bëri luftë të pastër
Kryetari i Komunës së Skenderajt, bashkë me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, presidenten në detyrë, Vjosa Osmani, ish-kryeministrin Albin Kurti, gjeneral Ilaz Derguti, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, asamblistë, zyrtarë komunalë e qytetarë, në nderim të betejës së Qirezit e Likoshanit, bëmë homazhe tek kompleksi i varrezave “Dëshmorët e Qyqavicës.
Jashari ka thënë se 23 vjet më parë gjatë luftimeve me policinë serbe, në Qirez e Likoshan kanë rënë katër dëshmorë të UÇK-së, Rexhep Rexhepi, Beqir Rexhepi, Muhamet Gjeli dhe Naser Gjeli.
“Sot 23 vite pas kujtojmë luftën e pastër të ushtrisë sonë çlirimtare, kujtojmë të rënët, martirët, gratë, burrat, pleqtë e të rinjtë të paarmatosur të cilët u vranë e u masakruan nga forcat serbe pas disfatës që kjo e fundit pësoj nga UÇK-ja. Vrasja e 20 civilëve të pafajshëm në Qirez e Likoshan, masakrimi i tyre nga forcat barbare serbe, u bë nismë e shumë vrasjeve e masakrave të tjera të bëra nga ushtria e policia serbe mbi popullin civil shqiptar, si ajo në Izbicë, Rezallë, Abri, Reçak, Studime, Dubravë, Krushë e Madhe, Has e shumë masakra të tjera mbi popullin e pafajshëm e liridashës shqiptar. Lavdi dëshmorëve të kombit, lavdi gjithë të rënëve që jetësuan ëndrrën tonë shekullore për liri e pavarësi!”, ka thënë Jashari.