Lobi Shqiptar themeloi degën e saj edhe në Holandë

28 shkurt 2021 | 14:36

Ashtu si ishte e paralajmëruar, Lobi shqiptar nga data 27.02.2021 u zgjerua edhe me një degë të saj në Holandë.

Në Konferencën online prej më shumë se tri orësh, të mbajtur nëpërmjet të platformës webex, në pranin e themeluesin të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar dhe Presidentin aktual të organizatës pan shqiptarë, Lobi Shqiptar z. Skenderbeg Klaiqi, u vu akti themeltar i kësaj organizate dega në Holandë.

Fillimisht mori fjalën koordinatorja e deri tanishme, e kësaj organizate në Holandë z. Flora Ahmeti Muriqi dhe theksoj nevojën e zgjerimin të kësaj organizate edhe te komuniteti shqiptar në Holandë, duke shpjeguar se ka edhe disa shoqata kulturore apo humanitare, këtu të cilat operojnë, por që ato shoqata nuk kanë shume bashkëpunim në mes veti. Ajo theksoj se edhe kur kanë dëgjuar se Lobi Shqiptar do të shtrihet edhe në Holandë, kanë bërë pyetjet e tyre se nëse Lobi Shqiptar formohet këtu, a do të detyrohemi ne që të shkrihemi dhe ti shuajmë shoqatat tona?

Zonnja Ahmeti-Muriqi tha se, ju ka shpjeguare të gjithëve, se Lobi shqiptar angazhohet që ta bëjë bashkimin shpirtërorë të shqiptarëve dhe angazhohet që të jetë një urë lidhëse në mes të shoqatave, klubeve, federative, kompanive dhe të gjitha subjekteve që operojnë në botë, me qëllimin e ngritjes së imazhit kombëtar, parandej ajo theksoj se ju ka shpjeguar edhe më tej se, shoqatat ekzistuese do të vazhdojnë punën e mëtutjeshme ashtu si kanë punuar deri më tani, por do të ken mbështetjen e Lobit në pasurimin e bashkëpunimit në mes institucioneve vendore dhe atyre nga Atdheu, duke përpiluar projekte të përbashkëta në dobi të interesit kombëtar.

Më pastaj mori fjalën z. Skenderbeg Klaiqi, ku të pranishmëve ju shpjegoj dhe ju prezantoj nëpërmjet të sllejdeve të përgatitura qysh para pesë vitesh në PowerPoint, historikun dhe filet e Lobit Shqiptar në fillim si Lobi Euro-Atlantik Shqiptar e i ristrukturuar në Lobin Shqiptar më 30.03.2019, prezantoj edhe mënyrën dhe platformën se si duhet bashkëpunuar. Ai theksoj se Lobi Shqiptar përbëhet nga anëtarët e Kryesisë së përbashkët të të gjitha degëve, ndërsa degët nëpër botë, janë të decentralizuara, ku duhet raportuar qendrës dhe komisioneve përkatëse të përbashkëta.

Të pranishmit u njoftuan se në Evrope operojnë edhe disa degë nën emrin e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar të themeluara kohë më parë, ku në bazë të dëshirës, ato degë mundë ta mbajnë emrin ashtu si janë themeluar, sepse bëhet fjalë për të njëjtën organizatë, por pasi që janë degë të decentralizuara, do të mbetet dëshirë e tyre se si të paraqiten, pasi t’i kenë marr licencat nga Komisionin e dhënies së licencave pran Lobit Shqiptar.

Klaiqi theksoj se ka edhe degë sikurse dega në Norvegji që dëshirojnë të punojnë krejtësisht e pavarur dhe shpesh paraqiten si fraksion duke bërë veprime paralele, ku thirren si qendra e Lobit, megjithatë është formuar një Komision i pavarur për unitet i cili është duke i mbledhur faktet dhe ka shpresë që edhe ajo degë të hynë në punë të përbashkët me Lobin qendrorë Shqiptar.

Z.Klaiqi paraqiti edhe dokumentet e regjistrimit të emblemës, dhe emrit të mbrojtur nga organet shtetërore, e që vlejnë për të gjitha vendet që ka shqiptar.

Si mysafirë të herëpashershëm kishte edhe aktivist dhe anëtar të degëve të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar dega në Greqi.

Kishte pyetje të ndryshme nga të pranishmit dhe pas përgjigjeve të dhëna nga Skenderbeg Klaiqi, të gjithë u dakorduan që Lobi Shqiptar të fillon me punën e saj edhe në Holandë, ku u themelua edhe një Kryesi nga pesë anëtarë dhe dy komisione.

–              Komisioni I Kulturës dhe sportit që mori për sipër z. Nexhmedin Gashi, Xhevdet Balaj,

–              Komisioni për shëndetësi – Tyrkan Mazreku, Violeta Duraku

Kryetare u zgjodhe z. Flora Ahmeti Muriqi

Nënkryetare Mihane Bajraktari

Mbetet në ditët në vijim të plotësohen strukturat dhe komisionet, thuhet në njoftimin nga Komisioni për marketing dhe media, Besa Qirezi- Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë është vrarë nga gjeli të cilin e kishte…