Çfarë po ndodh në Degën e PDK-së në Zvicër? Një darkë mes figurave të degës ngjall interes

13 nëntor 2026 | 13:31

Një takim mes drejtuesve dhe ish-zyrtarëve të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Zvicër ka tërhequr vëmendjen, duke ngritur pikëpyetje rreth zhvillimeve të mundshme brenda kësaj strukture partiake. Kryetari aktual i Degës së PDK-së në Zvicër, Adhurim Krasniqi, ka marrë pjesë në një darkë të përbashkët me ish-kryetarin e degës, Ragip Xhaka, ish-sekretarin Shaip Kadriaj, si dhe zyrtarë të tjerë të kësaj dege. Për takimin ka njoftuar vetë ish-sekretari i degës, Shaip Kadriaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Në postimin e tij, Kadriaj ka bërë të ditur se darka është mbajtur në Luzern, me ftesë të disa miqve, duke e cilësuar mbrëmjen si një takim mes miqsh, të karakterizuar nga miqësia dhe respekti. “Mbrëmë, me ftesë të miqve Adhurimi, Albanit, Luanit dhe pronarit të Rina Grill, Naserit, kaluam një mbrëmje në Luzern, në një darkë të përbashkët mes miqsh. Faleminderit nga zemra për ftesën, mikpritjen dhe respektin. Miqësia dhe respekti janë vlera që na bashkojnë gjithmonë!”, ka shkruar Kadriaj. Megjithatë, takimi mes figurave aktuale dhe ish-drejtuesve të degës ka nxitur interesim për raportet dhe zhvillimet brenda PDK-së në Zvicër. A bëhet fjalë vetëm për një takim miqësor apo mund të ketë edhe zhvillime të tjera në të ardhmen? Deri më tani, nuk ka ndonjë njoftim zyrtar që paralajmëron ndryshime në strukturat drejtuese të degës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Edhe zyrtarisht, Mauricio Pochettino është bërë trajneri i ri i…