238 kandidatë testohen për rekrutimin e 22 prokurorëve të rinj

29 tetor 2022 | 20:35

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), organizoi mbajtjen e Testit me Shkrim për rekrutimin e 22 prokurorëve të rinj të shtetit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Në kuadër të këtij procesi morën pjesë 238 kandidatë, prej të cilëve 5 nga komunitet joshumicë dhe 93 kandidatë të gjinisë femërore.

“Fillimisht, në prani të monitoruesve, sot, në ditën e mbajtjes së këtij testi, Komisioni për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit hartoi Testin me Shkrim për kandidatët”, thuhet në njoftimin e KPK-së.

“Me këtë rast, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, i shoqëruar nga anëtarët e tjerë të Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit, në cilësinë e kryetarit të këtij komisioni, mbikëqyri rrjedhën e plotë të mbajtjes së Testit të sotëm me Shkrim”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zyrtar ukrainas ka thënë se trupat e tyre kanë…