24-vjetori i rënies së Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij

14 dhjetor 2022 | 08:22

Sot bëhen 24 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar.

24 vite më parë, gjatë mëngjesit të acartë të 14 dhjetorit të vitit 1998 luftëtarët e UÇK-së derisa sillnin armë në Kosovë, kishin rënë në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia e armikut, në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut.

Gjatë luftimeve të pabarabarta të zhvilluara në borën e dhjetorit, veç dëshmorëve të rënë, u plagosën edhe dhjetëra luftëtarë, ndërsa disa luftëtarë u zunë rob lufte, por pas një aksioni të zhvilluar nga luftëtarët e UÇK-së 8 ushtarë të ushtrisë serbe ishin kapur nga luftëtarët e UÇK-së dhe me ndërmjetësimin e OSBE-së u bë këmbimi i ushtarëve të të dyja palëve.

Dëshmorët e UÇK-së të rënë në brezin kufitar shqiptaro-shqiptar u varrosën në Polac të Drenicës me nderime të larta ushtarake, më 21 dhjetor të vitit 1998.

Dhjetorit të vitit 1998, te vendi i quajtur “Likenet e Hasit”, ranë për mos te vdekur kurrë Dëshmorët e Kombit me në krye Komandantin Mujë Krasniqi,
Afrim Musliu,
Agim Mziu,
Agron Mehmeti,
Ali Krasniqi,
Arben Hyseni,
Astrit Bytyçi,
Bashkim Krasniqi,
Bekim Bytyqi,
Beqir Gashi,
Besim Qarri,
Enver Olluri,
Fadil Rashiti,
Faton Gjylani,
Gani Elshani,
Gani Zogaj,
Hafir Bajrami,
Haki Prokshi,
Hazir Selimaj,
Hysen Bujupi,
Hysni Kajtazi,
Ilir Asllani,
Isa Morina,
Isa Olluri,
Kadri Ademaj,
Kadri Gashi,
Luljeta Shala,
Mentor Ibriqi,
Mevlan Hoxha,
Muhamet Dervishi,
Naser Kelmendi,
Qamil Olluri,
Ramadan Elshani,
Rifat Mziu,
Maliq Karaçica,
Selim Selimi,
Sylejman Elshani,
Veli Ballazhi,
Xheladin Xheladini,
Hazir Kryeziu,
Qenë Qenaj,
Xhevat Thaçi dhe
Avni Kutllovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollistët e Kombëtares së Marokut kanë bërë befasinë më të…