24 vrasje për 12 muaj

01 janar 2018 | 12:48

17-vjeçari Shkëlqim Pllana më 11 dhjetor të këtij viti gjeti vdekjen pasi që u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

Vdekja e Shkëlqimit, djalë hasreti nuk është i vetmi që gjatë këtij viti hyri në statistikat e vrasjeve në Kosovë. Sipas Policisë së Kosovës që nga janari e deri më tani janë 24 rasteve të vrasjeve.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani, nga ky numër i vrasjeve katër prej tyre janë femra. Nga të gjitha këto vrasje Policia e Kosovës ka arritur të zgjidhë 18 raste, ndërsa 6 janë ende nën hetime.

Sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme rreth 260 mijë armë ilegale janë në duart e qytetarëve të Kosovës, ndërkaq policia nga janari deri në nëntor të këtij viti ka konfiskuar 1 mijë e 50 armë të kalibrave apo llojeve të ndryshme.

I riu Shkëlqim Pllana sipas Policisë së Kosovës është goditur me thikë për vdekje nga shoku i tij 18- vjeçar, e një rast i ngjashëm ka qenë edhe më herët gjatë këtij viti, ku Aulon Zeka 16-vjeçar ishte gjetur i vrarë. Në lidhje me këtë rast tre të rinj po akuzohen nga Prokuroria për vrasje të rëndë.

Fenomeni i vrasjeve në Kosovë mbetet shqetësues për sociologët.

Ragip Fetahu thotë se janë disa arsye që një i ri kryen një vrasje të rëndë. Sipas tij në të shumtën e rasteve janë thashethemet, keqkuptimet dhe paragjykimet. Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, numri i vrasjeve në Kosovë ka shkuar duke rënë, pasi që vetëm një vit me parë në Kosovë kanë ndodhur 26 raste të vrasjeve, në vitin 2015 kanë qenë 27 vrasje, në vitin 2014 kanë qenë 37 vrasje dhe në vitin 2013 kanë qenë 44 raste të vrasjeve./KosovaPress/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka deklaruar se Kosova…