243 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

05 qershor 2020 | 09:05

Po vazhdojnë të shënohen raste të reja të infektimit me koronavirus në Kosovë. Përkundër që numri i të infektuarve që nga fillimi i raportimit të rasteve të para ka shkuar në 1147, në Kosovë vazhdojnë të mbesin edhe 243 raste aktive.

Shifrat zyrtare tregojnë se deri tash 874 persona janë konfirmuar të shëruar, kurse 30 persona kanë humbur betejën me COVID-19.
E Kosova ka hyrë në fazën e tretë të lirimit të masave, pas vendosjes së tyre për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.

Kjo fazë e cila ka nisur që nga 1 qershori, ka paraparë hapjen e disa kufijve tokësorë, hapjen e çerdheve në të gjitha komunat e Kosovës, hapjen e gastronomisë e masa tjera të cilat ishin kufizuar pas shënimit të rasteve të para.

Pas lirimit të masave në Kosovë janë rritur edhe rastet e infektimeve, rritje të rasteve këto ditë ka edhe në rajon.

Në anën tjetër Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje që të respektohen masat mbrojtëse, duke bërë me dije se rreziku nga pandemia ende nuk ka kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
IPKO Superliga, pas ndërprerjes për shkak të pandemisë, rikthehet me…