‘25 për qind  e shqiptarëve s’kanë kryer kurrë marrëdhënie seksuale’, reagojnë sociologët

23 janar 2019 | 21:29

“Nuk mendoj se ne jemi kaq shumë të ftohtë. Ne jemi ballkanas dhe përgjithësisht njerëzit tanë kanë një jetë seksuale të mirë, të shëndetshme”.

Ky është komenti i parë që ka bërë sociologu Gëzim Tushi, pasi është njoftuar me rezultatet e një anketimi të përbashkët të INSTAT-it dhe Institutit të Shëndetit Publik, sipas të cilit, gati 25 për qind  e të rriturve shqiptarë nuk kanë kryer kurrë marrëdhënie seksuale.

“Në përgjithësi, sistemi i anketimit në Shqipëri vuan nga disa fenomene, siç janë hipokrizia, mungesa e thënies së të vërtetës, frika nga opinioni, apo se mund të zbulohesh”, ka thënë sociologu Gëzim Tushi.

Sipas sondazhit, numri më i madh i meshkujve pa përvojë seksuale është në Dibër dhe Elbasan, ndërsa gratë në Kukës dhe Shkodër. Përkundër kësaj, sociologu nënvizon se rajoni verior ka një përqindje më të lartë lindshmërie.

“Numri i fëmijëve për grua në rajonet e Dibrës, Kukësit dhe në përgjithësi në zonën e veriut është gati 2.2 fëmijë për grua, që konsiderohet një shifër e lartë në raport me faktin që në nivel kombëtar apo shtetëror, ne e kemi 1.4. Shifrat e INSTAT-it tregojnë që mungon një numër i konsiderueshëm i bebeve nga viti në vit. 22 mijë bebe më pak në 2018-n, në krahasim me 2017-n”, ka thënë Tushi.

Emigracioni, rënia e numrit të martesave, teknologjia dhe marrëdhëniet e rralla seksuale, po e kthejnë vendin në një “bombë demografike me sahat”, ka theksuar sociologu. / Gazetashqip/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bylbyl Sokoli do të jetë trajner i ri i skuadrës…