25-vjeçari i plagosur në Prishtinë është në gjendje të rëndë
14 maj 2026
| 22:32
Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Burime të gazetares së Klan Kosovës, Arbreshë Uka bëjnë të ditur i plagosuri i moshës rreth 25-vjeçare është dërguar në Qendrën Emergjente në Prishtinë.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se gjendja e tij është e rëndë dhe se janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme.



