25 vjet nga rënia e Adrian Krasniqit, Haradinaj: Ishte udhërrëfyes i brezave për liri
16 tetor 2022
| 12:36
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar sot bashkëluftëtarin e tij, Adrian Krasniqin në 25-vjetorin e rënies.
Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se Adrian Krasniqi ishte udhërrëfyes i brezave.
“Mik e bashkudhëtar në rrugën e lirisë. Udhërrëfyes i brezave, se sa vlerë ka liria, e sa e madhe është atdhedashuria. Gjeneralmajor ADRIAN KRASNIQI 25 vjet përjetësi!”, ka shkruar Haradinaj.



