25 vjet nga rënia heroike e Besim Mazrekut

17 prill 2026 | 21:05

Më 17 prill 2001, nga pika e “Demirëve” në fshatin Ramnabuqë, morëm lajmin e hidhur se në fushën e nderit ra Besim Mazreku (1981–2001), nga Gjilani, luftëtar i denjë dhe i disiplinuar i Brigadës 114 “Agim Elshani”, në kuadër të Zonës Operative të Çarrit të UÇPMB-së.

Në ato ditë të rënda lufte, këtyre trojeve po u bëheshin fli bijtë më të mirë të Atdheut. Rënia e Besimit ishte humbja e dytë brenda atij muaji për zonën tonë të luftës, pas rënies së Agim Elshanit – Malishevës.

Me nderime të larta ushtarake dhe me vullnetin e familjes së dëshmorit Besim Mazreku, trupi i tij u varros në varrezat e fshatit Muhoc, në praninë e një numri të madh qytetarësh të ardhur nga shumë anë.

Edhe sot, ai pushon në fshatin Muhoc të Malësisë së Bujanocit.

Besim Mazreku tashmë edhe zyrtarisht mban titullin e lartë “Dëshmor i Kombit”.

Në 25-vjetorin e rënies së bashkëluftëtarit tim, e kujtojmë me nderim, mall dhe krenari të pashuar.

Lavdi për jetë e mot veprës së tij heroike!
Gjaku i tij u bëftë dritë për brezat e ardhshëm!

Adhurim Krasniqi,
Ish-zëdhënës i Zonës Operative të Çarrit

Screenshot

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Revista prestigjioze amerikane TIME ka publikuar listën vjetore TIME100 për…