
25 VJET NGA TUBIMI MË I MADH NË HISTORI I NDERIMIT TË US ARMY NË KOSOVË
Sot më 31 Maj 2025 mbushen plot 25 vite nga tubimi më i madh që u mbajt në qytetin e Gjilanit, më 31 Maj 2000 në nderim të ardhjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës e US ARMY në Kosovë!
Gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën Operative të Karadakut, isha Anëtar i Shtabit e Shef për Informim i Zonës!
Kurse pas hyrjes së NATO-s dhe pas çlirimit definitiv të Kosovës nga Serbia pushtuese, me vendim të Komandantit të ZOK-ut Ahmet Isufi , u emrova edhe Shef për Mardhënie me KFOR i Shtabit të ZOK-ut të UÇK-së!
Takimet e mia pothuaj të përditshme me përfaqesuesit e KFOR-it që për fatin e madh të Zonës Operative të Karadakut, e mbulonin komplet forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës – US ARMY, bënë që unë të njihesha edhe më për së afërmi në masë shumë të madhe me tërë qëndrimin madhor për popullin shqiptar e për Kosovën, të oficerëve të lartë të Komandës së US ARMY të Kampit Bondstel dhe të Kampit Mantith në Gjilan!
Të gjitha ato takime të shumta të zhvilluara në Komandën e Shtabit të Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së në Gjilan, në Kampin Bondstel në Sojevë e në Kampin Mantith në Gjilan, por dhe takimet e përbashkëta të komandave të Shtabeve të Zonës Operative të Karadakut e të Zonës Operative të Nerodimes në qytetin e Ferizajt, gjithashtu edhe takimet në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në Prishtinë dhe në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë, kishin lënë gjurmë të pashlyera në personalitetin tim, sepse qëndrimi i oficerëve të lartë amerikan pro Kosovës në veçanti dhe pro çështjes shqiptare në përgjithësi, ishte qëndrim shumë i madh dhe ishte për admirim maksimal, për nderim e respejt të pakufishëm, sepse ata çdo herë pas herë shpalosnin dashurinë e madhe që kishin për popullin tonë, për Atdheun tonë e për Kombin shqiptar!
Pas transformimit të UÇK-së në TMK!
Takimet e mia intensive me US-ARMY vazhduan edhe gjatë gjithë kohës sa isha Shef për Informim e Zëdhënës i Zonës së 6-të të TMK-së, gjithnjë e më shumë kamë mësuar e kamë parë nga afër e në çdo çast, qëndrimet e mëdha proshqiptare e të jashtëzakonshme të Komandantëve e oficerëve e ushtarëve të US-ARMY!
Ndihma e madhe që na e kanë dhënë SHBA-të gjatë gjithë historisë dhe veçanërisht gjatë luftës së UÇK-së, bombardimeve në kuadër të NATO-s mbi Serbinë pushtuese dhe njojha nga afër e imja me qendrimet proshqiptare të oficerëve të lartë amerikan në Kampet ushtarake Bondstel në Ferizaj dhe Mantith në Gjilan, ishin motivi im themelor, kryesor dhe qendror për nderim popullor të Amerikës në Kosovë!
Duke qenë se isha emruar Koordinator i Këshillit të Rrethit të LPK-së për Gjilan, kisha hapsirën e mjaftueshme për të marrë inisiativen për të propozuar për mbajtjen e tubimit të parë dhe të fundit me të madhin në histori të Kosovës deri sot, pas përfundimit të luftës së dhe pas hyrjes triumfale të KFOR-it të NATO-s në ballë me SHBA-të!
Ai tubim i madh atëherë e deri më tani kur po e shkruaj këtë shkrim në nderim të asaj ngjarje të madhe kombëtare, ishte dhe mbetet tubimi më i madh publik, i organizuar dhe me nivel të lartë të përfaqësimit në nderim të Amerikës në Kosovë!
Për të dëshmuar rëndësinë e madhe dhe seriozitetin e nderimit publik e popullor, në cilësinë e Koordinatorit të Këshillit të Rrethit të Lëvizjes Popullore të Kosovës – LPK-së me seli në Gjilan, ju dergova ftesë për takim konsultativ Komandës së Shtabit të Zonës së 6-të të TMK-së dhe të gjitha partive politike në Gjilan, Kishës Katolike Shqpitare me seli në Prishtinë e përfaqësuar nga Don Lush Gjergji dhe shoqatave e organizatave joqeveritare, shoqërive kulturo-artistike në Gjilan!
Sponzor gjeneral i tubimit gjithëpopullor për Amerikën në Kosovë ishte firma Bejta Comerc e të mirënjohurit pronarit të saj, atdhetarit Bejtullah Kçiku!
Pas shumë takimeve të Këshillit Organizativ dhe pas përfundimit të të gjitha detyrave të dalura nga ana e Këshillit Organizativ, erdhi 31 Maji 2000, dita e mbajtjes së tubimit, të cilin kishim vendosur ta mbanim në qendër të qytetit dhe ta emertonim “FUQIA PLANETARE NË KOSOVË!
Aprovuam LLOGON e manifestimit/tubimit!
Pjesë të llogos ishin flamuri kombëtar shqiptar dhe portreti i Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari dhe flamuri i Amerikës dhe portreti i Gjeneralit Wesley Clark!
Aprovuam THIRRJEN për manifestim/tubim që përpos tekstit vendosëm edhe portretet e tri figurave qendrore të Amerikës, Presidentit Klinton, Sekretares Amerikane të Shtetit Albright dhe Ambasadorit legjendar Wiliam Walker!
Aprovuam edhe NJOFTIMIN për manifestim/tubim në të cilën përpos tekstit vendosëm edhe foto të bombarduesve të ndryshëm të aviacionit të Amerikës, të cilët bombarduan armikun tonë shekullorë Serbinë pushtuese!
Logon, Thirrjen dhe Njoftimin e manifestimit/tubimit, të cilat u përgaditën dhe u dizajnuan në shtypshkronjën pika 5A në Gjilan të pronarit Adnan Sllamniku , ishin në kolor dhe u shtypën e u shpërndanë në shumë exemplarë në Gjilan me rrethinë dhe në tërë teritorin e Kosovës!
U bë mbulimi me mbulesën gjigante të tërë ndërtesës së djegur të Hotelit Kristal nga firma “Eksimor” e afaristit nga Malisheva e Gjilanit, z. Ridvan Ismaili, në të cilën shkruante në dy gjuhët, në anglisht dhe shqip: THANKYOU AMERICA – FALEMINDERIT AMERIKË!
Manifestimi filloi me ekzekutimin e himnit kombëtar shqiptar dhe himnin kombëtar amerikan!
Vlenë të theksohet se himni kombetar amerikan, për herë të parë ekzekutohej para një mase mbi 50.000 njerëzish, në qendër të Gjilanit!
Në manifestim u mbajtën katër fjalime!
Në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Organizativ, fjalimi i parë nga Ismet Sylejmani!
Fjalimi i dytë, Komandanti i TMK-së Gjeneral Agim Çeku!
Fjalimi i tretë, Kryeadministratori ndërkombëtar i Gjilanit z.Ivo Shans!
Fjalimi i katërt ishte nga viset, në emër të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut, foli ish-Kryetari i Komunës së Gostivarit, i zgjedhur si kryetari i kohës së flamurit në Gostivar, z. Rufi Osmani!
Pjesmarrja ishte masive!
Me shumë të drejtë mund të quhet tubim i madh popullor për Ameriken në Kosovë!
Morrën pjesë ushtar e oficer, përfaqësues të lartë të US ARMY!
Morrën pjesë personalitete e figura të shqura të jetës politike, kombëtare e shtetërore nga Kosova dhe e gjithë hapsira e viseve shqiptare!
U shfaq program i pasur kulturo-artistik nga shoqeritë kulturo-artistike të Gjilanit!
Për 5 orë i tërë qyteti i Gjilanit ishte i bllokuar nga forcat e ushtrisë amerikane!
Nuk kishte hyrje dalje të veturave në qytet!
Vendimi i Këshillit Organizativ që qendra e Gjilanit të mbyllej për lëvizje të automjeteve u aprovua dhe u ndalua qarkullimi i automjeteve!
Gjilani ngjante në një festë të madhe popullore e të vërtetë kombëtare!
Populli shqiptar jo vetëm i Gjilanit, për herë të parë e në mënyrë aq masive, nderonte aleatin e tij të madh AMERIKEN!
Pas përfundimit të Manifestimit ” FUQIA PLANETARE NË KOSOVË” në Gjilan, sponzori gjeneral i manifstimit, afaristi i njohur dhe i nderuar i Gjilanit dhe i Kosoves Bejtullah Kqiku me firmen e tij “Bejta Comerc”, ne restaurant Kosova në Bresalc, shtroi drekë për mysafirët e shumtë që kishin ardhur nga të gjitha viset shqiptare!
Nderimi i Amerikes e të US -ARMY në Gjilan, ishte ngjarje e madhe për historinë e mardhënieve që ishte krijuar në mes Kombit tonë e SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS!
Dashuria dhe respekti për Amerikën në Kosovë, ishte dhe vazhdon të jetë e madhe, rritet e kultivohet ndër breza në Kosovë dhe te tërë populli shqiptar kudo që jeton nëpër botë!
Ismet Sylejmani,
Ish-Kryetar i Këshillit Organizativ!
Gjilan, 31 Maj 2025!