25-vjetori i ‘Epopesë së Dukagjinit’, Haradinaj bën homazhe në Gllogjan

24 mars 2023 | 11:21

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, me rastin e shënimit të 25-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit” dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s.

Homazhe në këtë memorial kanë bërë edhe pjesëtarë të FSK-së. Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave të Serbisë, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin.

Synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme. Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend dhe Agron Mehmetaj. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kostoja e ndërtimit në Kosovë, pas më shumë se një…