250-vjetori i Pavarësisë, Ambasada amerikane: Prania juaj e bëri festën të veçantë

01 korrik 2026 | 16:26

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka shprehur mirënjohje për të gjithë qytetarët, zyrtarët dhe të ftuarit që morën pjesë në ceremoninë e organizuar të martën me rastin e shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një njoftimi të publikuar pas aktivitetit, ambasada ka vlerësuar pjesëmarrjen e të pranishmëve, duke theksuar se atmosfera e krijuar e bëri festën një ngjarje të veçantë.

“Faleminderit të gjithëve që na u bashkuan dje në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, për të festuar 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës! Prania juaj e bëri këtë festë historike vërtet të veçantë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Ambasada ka publikuar gjithashtu disa nga momentet kryesore të mbrëmjes, duke i ftuar pjesëmarrësit që të ndajnë kujtimet dhe fotografitë e tyre nga festa.

“Shijoni disa nga momentet kryesore të mbrëmjes dhe ndani momentet tuaja të preferuara duke përdorur #Liria250. #250Dita e Pavarësisë”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Egjiptit, Mohamed Salah, është kthyer në stërvitje ndërsa…