Banka ndërkombëtare HSBC pritet të largoj nga puna mijëra punëtorë

18 shkurt 2020 | 16:03

Banka ndërkombëtare HSBC ka njoftuar se do të shkurtojë mijëra vende pune, për t’u përqendruar më shumë në tregjet në rritje në Azi dhe për t’u përballur më mirë me pasiguritë botërore.

Shefi i përkohshëm ekzekutiv i HSBC, Noel Quinn, ka deklaruar se numri i të punësuarve do të bie nga në tre vjetët e ardhshëm.

Quinn njoftoi se ekipi i tij tashmë ka nisur me zbatimin e planeve.

Ristrukturimi, sipas tij, përfshin “konsolidimin” e disa pjesëve të biznesit dhe “riorganizimin e funksioneve botërore dhe të selisë”.

HSBC e cila është me seli në Londër, por fiton pjesën më të madhe të parave të saj në Azi, raportoi se fitimi i saj neto ka rënë me 53 për qind në vitin 2019, përkatësisht 6 miliardë dollarë.

Shkurtimi i 35 mijë vendeve të punës nënkupton zvogëlim të rreth 15 për qind të fuqisë punëtore. Banka aktualisht operon në më shumë se 50 vende në Amerikën e Veriut, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Azi. Aktualisht kjo bankë ka të punësuar mbi 235 mijë punëtorë. /Telegrafi/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka…