259 fëmijë, gra dhe burra afganë arrijnë në Shqipëri

26 shtator 2021 | 12:57

Mbrëmë në Shqipëri kanë arritur edhe 259 afganë të zhvendosur nga Afganistani.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e ka bërë me dije këtë lajm duke konfirmuar se ky kontingjent i këtyre qytetarëve ka mbërritur nga veriu i Afganistanit, konkretisht nga qyteti Mazari Al Sharif.

Mes qytetarëve afganë ka fëmijë dhe gra, ndërsa sipas ministres Xhaçka ky operacion është mundësuar falë koordinimit me partnerët, duke rikonfirmuar edhe njëherë seriozitetin dhe përkushtimin e Shqipërisë, për shpëtimin e qindra qytetarëve afganë.

Shqipëria është kthyer ne një strehe të sigurt për rreth 1 mijë afganë të cilët u zhvendosen pas marrjes se pushtetit nga talebanët në Afganistan./Tvklan/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit të Kongresit të Parë Klinik të organizuar nga…