Më 26 maj turneu “Lah Nimani”

17 maj 2018 | 10:58

Federata e Boksit e Kosovës për herë të dhjetë organizon Turneun Ndërkombëtar në Boks “Lah Nimani”.

Ky turne tashmë është në kalendarin e garave zyrtare të EUBC dhe AIBA-së. Sipas njoftimit të FboxK-së, turneu do të mbahet më 26 maj në orën 12:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Derisa matja zyrtare do të bëhet nga ora 07:00 deri në orën 08:00.

Në këtë turne do të marrin pjesë boksierët e rinj 17-18-vjeçar nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me…