26 milionë euro për studentët – Bajrami: Vendimi i Kurtit, skemë e pastër e korrupsionit publik

07 tetor 2025 | 23:44

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë në detyrë për ndarjen e 26 milionë eurove për studentët vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale, duke e quajtur këtë veprim “skemë të pastër të korrupsionit publik”.

Në Debat Plus, Bajrami ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministrat e tij po keqpërdorin paratë e qytetarëve për qëllime elektorale.

“Ajo çfarë ka ndodhur sot është skemë ë pastër e korrupsionit publik. Albin Kurti si uzurpator i zyrave të qeverisë bashkë me ministrat e tij ka marrë buxhetin në dorë, taksat e qytetarëve dhe po i shpërnda me bel vota”, ka thënë Bajrami, në një linjë direkte në Debat Plus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia e Bardhë shpreh gatishmërinë e saj për t'i siguruar…