Hajdar Beqa garon për deputet me numrin 28
07 dhjetor 2025
| 23:08
Ish-deputeti dhe kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa, do të garojë për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit me numrin 28 në listën zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës.
Beqa njihet për kontributin e tij të madh gjatë luftës, si dhe për angazhimin e tij të vazhdueshëm në proceset e shtetndërtimit në Kosovë. Ai ka shërbyer si deputet në disa legjislatura, duke qenë një nga figurat e njohura politike të PDK-së në Kosovë dhe më gjerë.
Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publik edhe numrin zgjedhor të partive politike, ku PDK-ja do të garojë me numrin 130. Ndërkohë, në listën e kësaj partie, të cilën e udhëheq kandidati për kryeministër Bedri Hamza, Hajdar Beqa mban numrin 28.




