
26-vjet nga rënia heroike e dëshmorit, Gani Brahimaj në Çabrat të Gjakovës
Familjarë, dhe bashkëluftëtarë kanë përkujtuar dëshmorin e Kombit, Gani Brahimaj në fshatin Shqiponjë, ish-Jabllanicë e Gjakovës në 26-vjetorin e rënies heroike.
Gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj ka shkruar në Facebook se Gani Brahimaj, iu bashkua UÇK-së, duke luftuar me trimëri deri në rënien e tij heroike më 7 maj 1999 në Çabrat.
“Në përvjetorin e rënies së Gani Brahimajt dhe bashkëluftëtarëve të tij
Sot, më 7 maj, përkujtojmë me nderim Gani Brahimajn – mësuesin tim të parë, djalin e axhës dhe bashkëluftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas fillimit të luftës më 24 mars 1998,nga familja madhe Haradinaj baca Gani iu bashkua UÇK-së, duke luftuar me trimëri deri në rënien e tij heroike më 7 maj 1999 në Çabrat. Në të njëjtën betejë ranë edhe bashkëluftëtarët e tij të Brigadës 137 “Gjakova”: Nuhi Rrustem Berisha, Adnan Nexhmedin Krasniqi, Demush Isuf Lata, Demush Mavraj, Sinan Latif Berisha, Tomë Gjokaj, Hamdi Çetaj, Luan Krasniqi, Luan Smajli, Osman Tafa, Visar Juniku, Yllka Domi, Bujar Roka dhe Ahmet Xhikolli.
Sakrifica e tyre dhe e të gjithë dëshmorëve është themel i lirisë sonë. Ne do të jemi gjithmonë krenarë dhe mirënjohës për veprën e tyre.
Lavdi dëshmorëve të kombit!
I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre”.
Edhe, djali i tij, aktori i njohur, Kreshnik Ibrahimi ka postuar një fotografi ka përkujtuar babain e tij në 26-vjetorin e rënies heroike.