27 vjet nga tmerri në Celinë, Fortesë dhe Brestoc
Sot mbushen 27 vjet nga masakrimi i dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë të Komunës së Rahovecit.
Gjatë luftës së vitit 1999 në fshatin Fortesë janë vrarë nga forcat serbe 69 martirë, në Brestoc 5 dëshmorë dhe 49 martirë, ndërsa në Celinë janë vrarë 75 martirë.
Menjëherë pas bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, forcat paramilitare dhe ushtarake të Serbisë nisën masakrat ndaj popullsisë civile.
Qindra të vdekur e të zhdukur u regjistruan ato ditë të fundit të marsit 1999 në komunën e Rahovecit. Në Brestovc u vranë 59 martirë dhe 5 dëshmorë.
Në Fortesë u masakruan 68 banorë, në Celinë 75. Atë mëngjes te 25 marsit forcat serbe masakruan edhe 10 -tra banorë të fshatit Tërnje të Suharekës!
26 vjet më parë, konkretisht nga 25 deri më 27 mars 1999, në fshatrat Fortesë, Brestoc, Celinë dhe Krushë e Madhe të Rahovecit nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.
Masakra në Krushë të Madhe është më e madhja që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999.
Masakra në Krushë të Madhe ishte ehe pjesë e aktakuzës për krime lufte kundër kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq dhe disa udhëheqëseve të tjerë politikë e ushtarakë serbë.



