Osmani përkujton profesor Latif Berishën dhe viktimat e 24 marsit 1999

24 mars 2026 | 23:07

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot Profesor Latif Berishën dhe Agim Hajrizin, bashkë me nënën e tij dhe Ilirin e vogël, të vrarë nga regjimi gjenocidal i Serbisë më 24 mars 1999.

Ajo ka folur për forcën dhe krenarinë e familjeve të tyre dhe për rolin e këtyre individëve në historinë e vendit.

“Sot, në përvjetorin e 24 marsit 1999, kujtojmë me nderim Profesor Latif Berishën si dhe Agim Hajrizin, bashkë me nënën e tij dhe Ilirin e vogël, të vrarë nga regjimi gjenocidal i Serbisë në një nga ditët më vendimtare për Kosovën,” ka theksuar ajo.

Presidentja Osmani gjithashtu ka nënvizuar se në akademinë përkujtimore dhe gjatë vizitave tek familjet, u përulën me respekt para sakrificës së tyre, duke ripërtërirë zotimin që kujtimi për ta të jetojë përherë në historinë dhe ndërgjegjen e shtetit.

“Zoti e bekoftë familjen Hajrizi, familjen Berisha dhe Republikën e Kosovës”, ka përfunduar ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marina Mbretërore do të udhëheqë një iniciativë ndërkombëtare për të…