28 Nëntori, Çitaku viziton babain e Thaçit: Si gjithmonë, krenar me të birin dhe shokët e tij

28 nëntor 2022 | 13:55

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vizituar babain e Hashim Thaçit, i cili gjendet në paraburgim në Hagë së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin dhe bashkëluftëtarë të tjerë.

Çitaku ka thënë se baca Haxhi është krenar me Thaçin dhe shokët e tij të cilët do të kthehen fitimtarë.

“Në këtë ditë të madhe, baca Haxhi na priti në odë. Si gjithmonë, krenar.  Krenar me të birin dhe shokët e tij.  Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi po përballën me betejën e fundit për ne, për të kaluarën dhe të ardhmen tonë.  Kanë me u kthy fitimtarë”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
O KOMANDANT! O ÇLIRIMTAR! O VËLLA! HYSNI GUCATI! TU BAFSHIN…