28-shi, 42-shi, 67-shi, 69-shi dhe 89-shi bashkojnë forcat në Gjakovë: Besim i madh i qytetarëve në PDK
03 qershor 2026
| 18:31
Kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa (28), Nait Hasani (42), Hysni Muhadri (67), Shqipe Zenunaj (69) dhe Alban Kastrati (89) kanë zhvilluar një takim në Gjakovë, ku kanë diskutuar mbi ecurinë e fushatës zgjedhore dhe pritshmëritë për zgjedhjet e 7 qershorit. Sipas tyre, në terren po vërehet një angazhim i madh dhe përkushtim i të gjithë kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës, si dhe një mobilizim në rritje i qytetarëve, drejt fitores se Bedri Hamzës për kryeministër.
Ata kanë theksuar se mbështetja që po marrin gjatë takimeve me qytetarët dëshmon besimin në vlerat e luftës, në vizionin e PDK-së dhe në programin e saj për zhvillimin e vendit.



