28-vjeçarja shpenzoi 50 mijë paund të dukej si Kim Kardashian: Burrat më duan (FOTO)

07 tetor 2022 | 12:02

Një grua që ka shpenzuar 50 mijë paund në operacione plastike për t’u dukur si Kim Kardashian, ka zbuluar se nuk është penduar dhe se ja ka vlejtur investimi që ka bërë.

Cheri Lee ka bërë 15 operacione në 8 vjet për t’i ngjarë sa më shumë yllit televiziv. 28-vjeçarja, nga Koreja e Jugut, ka realizuar ndërhyrje në të pasme dhe gjoks.

Ajo gjithashtu ka bërë një ndërhyrje në hundë, një operacion në mollëza, një zvogëlim të dyfishtë të mjekrës dhe dy raunde heqjeje të yndyrës bukale, e cila hollon faqet.

“Më pëlqen pamja ime, por do të konsideroja më shumë lipsuksione. Do të ishte e vështirë të bëja një tjetër ngritje të prapanicës braziliane pasi ata tashmë më kanë hequr pothuajse të gjithë yndyrën”, ka thënë 28-vjeçarja.

E reja ka thënë se nuk do të pendohet kurrë për këtë dhe se ‘është padyshim një gjë e bukur dhe privilegj’.

“Është padyshim një gjë e vërtetë – kur shkon në një restorant dhe nuk ka tavolina, por je një grua e bukur, ata të gjejnë një tavolinë. Kur po udhëtoja në një vend të huaj ishte padyshim e dobishme dhe më bën të ndihem mirë. Nuk do të pendohem kurrë për ndryshimet që kam bërë në pamjen time, dhe pendimi im i vetëm është që nuk e bëj më shpejt. Meshkujt më duan”, ka thënë Cheri.

A ngjajnë? 28-vjeçarja shpenzoi 50 mijë paund të dukej siA ngjajnë? 28-vjeçarja shpenzoi 50 mijë paund të dukej siA ngjajnë? 28-vjeçarja shpenzoi 50 mijë paund të dukej si

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se rruga Prishtinë-Mitrovicë…