285 mijë qytetarë planifikojnë të ikin nga Shqipëria, shumica të rinj

27 shtator 2019 | 11:11

Sipas një anketë të fonacionit gjerman Friedrich Ebert për edukimin e të rinjve në Evropën Juglindore që është publikuar këto ditë, 285 mijë shqiptarë planifikojnë të ikin nga vendi në vitet në vijim, shumica prej të cilëve janë të rinj.

26 për qind të anketuarve kanë pohuar se dëshirojnë të emigrojnë në Gjermani, 18 për qind në Britani , 16 për qind ë Itali dhe pjesa tjetër në vende të tjera.

Studimi për edukimin e të rinjve vë në dukje se bala e emigracionit ndër të rinj ka nisur rënien në shumë vende të Evropës Juglindore, por ai mbetet i lartë në rajonin e Ballkanit dhe sidomos në Shqipëri, shkruan “lapsi.al”.

Faktorët ekonomikë dhe perceptimi negativ i situatës në vendin e lindjes janë faktorët më të fortë motivues për emigracionin e të rinjve.

Por ndërkohë emigrimi i trurit ndryshon ndjeshëm nga vendi në vend. Ky fenomen është shumë agresiv në Shqipëri dhe Mali i Zi, ndërsa në Bullgari dhe Maqedoni, të rinjtë e shkolluar kanë më pak prirje të emigrojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se të enjten, me…