30 ditë paraburgim ndaj pejanit për kanosje dhe detyrim seksual

25 shkurt 2026 | 16:05

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit Xh.Sh, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore të këtij qyteti.

Paraburgimi i është caktuar të pandehurit për dyshimin e bazuar se, në bashkëkryerje, ka kryer veprën penale dhunë në familje, si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Koha e paraburgimit llogaritet nga data e arrestimit, më 23.02.2026, ora 14:55, dhe do të zgjasë deri më 24.03.2026.

“Palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve përmes kësaj Gjykate pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë”, ka njoftuar Gjykata Themelore në Pejë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i parlamentit shqiptar, Taulant Balla, bashkë me anëtarin e…