30 VITE NGA VIZITA IME E PARË ZYRTARE NË SHQIPËRI I SHOQËRUAR NGA HEROI I KOMBIT ARIF SEFERI

13 qershor 2021 | 12:25

Ismet Sylejmani

12 Qershori i vitit 2021, shënon përvjetorin heroik e legjendarë të hyrjes triumfatore të forcave të NATO-s në Kosovën e çliruar nga Serbia pushtuese,por edhe shënon datën kalendarike të 12 Qershorit të vitit 1991, nga vizita ime në Shqiperi, vizitë zyrtare duke kryesuar delegacionin e Komitetit Drejtues të OMLK-LPRK-së, i shoqeruar në delegacion nga anetari i OMLK-LPRK-së, nga Kumanova, shoku e bashkëveprimtari im, Heroi i Kombit Arif Seferi!

Vizita ime në Shqipërinë Nënë, ishte vizita ime e parë e cila ishte edhe zyrtare, me mision atdhetar,çlirimtar e atdhetar, vizitë me qellime konkrete organizative ushtarake, me karakter anti pushtues serbe!

Nga përbërja e re e Komitetit Drejtues të OMLK-LPRK-së e dalur nga Konferenca e Jashtëzakonshme e mbajtur më 4 Shkurt 1991 te Mulliri në Prapashticë të Komunës së Prishtinës, u realizua vizita e parë historike në Shqipëri!

Takimet në Shqipëri ishin të mëdha dhe me zyrtarë të lartë të shtetit e personalitete të shquara të Kombit!

Pas arritjes në Tiranë në fillim u pritëm zyrtarisht nga anëtari e drejtuesi i sektorit për Kosovën pranë Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë i nderuari Kristaq Porodini, pastaj u pritëm dhe zhvilluam takime me Kryetarin e Presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqiperisë Haxhi Lleshin, me zyrtarin e lartë në Komitetin e Kosovës, patriotin nga Kosova të nderuarin Shaban Braha dhe me një figurë të shquar atdhetare, të nderuarin Sylë Baholli!

Më 12 Qershor 1991 drejtuesi i lartë i sektorit për Kosovën pranë Komitetit Qëndror të PPSH-së, miku im i nderuar Kristaq Porodini, erdhi dhe ma komunikoi ftesën për pjesmarrje në Kongres të 9-të të PPSH-së, në cilësinë e Anëtarit të Komitetit Drejtues të OMLK-LPRK-së!

Unë para se te kontaktoja me Anëtarin e Komitetit Drejtues në Kosovë e Sekretarin Organizativ të Komitetit Ramadan Avdiun dhe me Anëtarin e Sekretarin e Përgjithshëm të Degës Jashtë Vendit Emrush Xhemajlin, ia komunikova vendimin tim personal, se nuk dëshiroja të merrja pjesë, sepse nuk isha shkuar për pjesmarrje në Kongres, por me detyra konkrete dhe ishim ne mision të madh çlirimtar!

Pas bisedes telefonike me Ramadan Avdiun në Prishtinë dhe bisedes tekefonike me Emrush Xhemajlin në Zvicër, vendosa përfundimisht të mos merrja pjesë, dhe nuk morra!

Mospjesmarrja ime në Kongres, në forumin më të lartë të të lavdishmes Partia e Punës së Shqipërisë, në atë Kongres ku u themelua Partia Socialiste e Shqipërisë, kishte për qëllim ruajtjen dhe mos dekonspirimin e delegacionit nga Kosova, i cili u bë shkëndija e parë e fillimit të madh e të lavdishëm, sepse i parapriu takimit të delegacionit tjetër të dytë të lartë të OMLK-LPRK-së me Presidentin e Shqipërisë Ramiz Alia, atëherë kur nisi dhe morri formë vendimi i madh e historik, shqiptarët e Kosovës dhe te viseve tjera shqiptare në ish-jugosllavi do te shkonin në ushtrime ushtarake, për fillimin e luftës frontale të UÇK-së kundër Serbisë pushtuese, ose sikur njihen në histori, si grupi i Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit!

Sot më 12 Qershor 2021, 30 vite nga vizita ime e parë zyrtare në Shqipëri, kam shumë arsye të jem i lumtur që atëherë ndonëse kisha deshirë të madhe dhe mundësi reale të merrja pjesë zyrtarisht në Kongresin e fundit të PPSH-së dhe të lindjes së PSSH-së, nuk morra, jo vetem pse nuk kishte vendim Organizata e Lëvizja, por edhe pse isha ilegal dhe misioni çlirimtar ushtarak ishte më i madh se dëshira dhe mundësia!

Më 2 Qershor 1991, disa ditë përpara dhe dhjetë ditë përpara 12 Qershorit 1991 kur zhvilloi punimet Kongresi lamtumirës i PPSH-së dhe Kongresi themelues i PSSH-së, unë kisha mbajtur në emër të Lëvizjes(LPRK), njërin prej fjalimeve më të mëdha të jetës time dhe të daljes publike të LPRK-së në varrimin e Martirit të Kombit Fehmi Ademi në Prishtinë!

Lavdi e nderim i përjetshëm anëtarit të delegacionit të parë zyrtar nga Kosova në Shqipëri të Lëvizjes, shokut e bashkëveprimtarit tim, Heroit të Kombit Arif Seferi!

Prishtinë, me 12 Qershor 2021!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishte zëri që të gjithë prisnin, i njeriut që i…