30 vjet nga rrethimi i Sarajevës nga ushtria serbe

05 prill 2022 | 16:20

Sot bëhen 30 vjet nga fillimi i rrethimit të Sarajevës nga forcat e ushtrisë serbe. Në këtë ditë, më 1992, pësuan edhe viktimat e para nga snajperistët serbë. Suada Dillberoviq dhe Ollga Suçiq u vranë në një urë të qytetit, që sot mban emrin e tyre.

Rrethimi i Sarajevës ishte një nga rrethimet më të gjata në historinë e luftës moderne dhe më i gjati i një kryeqyteti që ka ndodhur ndonjëherë. Rrethimi ka zgjatur deri në vitin 1996 – saktësisht 1,460 ditë.

Gjatë asaj periudhe, në qytet kanë rënë qindra mijëra granata, duke vrarë më shumë se 11,500 njerëz – në mesin e tyre rreth 1,600 fëmijë. Udhëheqësi i atëhershëm i ushtrisë serbe, Ratko Mlladiq, ka dhënë urdhër që të qëllohej në të gjitha objektivat civile joserbe në Sarajevë.

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë e ka dënuar më pas atë me burgim të përjetshëm, për akuza që përfshinin edhe terrorizimin e civilëve në Sarajevë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy podium pas dy garave të para, një vend i…