Piloti i kokëkuqes: Koha për të synuar fitoren

05 prill 2022 | 16:20

Dy podium pas dy garave të para, një vend i dytë dhe një i tretë, janë pak për pilotin spanjoll të Ferrarit, Carlos Sainz.

Ai është renditur gjithnjë pas shokut të tij të skuadrës Charles Leclerc, duke bërë një paraqitje të mirë. Gjithsesi, këto dy podiume nuk i mjaftojnë Sainz, që është në kërkim të fitores së parë në karrierë.

“Në dy garat e para kemi patur një rritje dhe personalisht jam ndjerë më komod në garën e dytë. Po mësojmë të njohim më shumë makinën dhe besoj se do të jemi edhe më mirë në Australi. Jam i kënaqur nga dy paraqitjet e deritanishme edhe pse mendoj se mund të jem më i shpejtë”, tha Sainz. “Të ngjitesh në podium me Ferrarin është fantastike, por kërkoj më shumë. E di që herët a vonë do të vijë edhe momenti im, për të triumfuar me “kokëkuqen”. Dua të ndihmoj skuadrën, duke qenë gjithnjë në duel për fitoren, për të marrë titullin kampion. Ne punojmë si një skuadër”, u shpreh Sainz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hailey Bieber duket se është lodhur nga komentet e fansave…