Tifozët e Crvena Zvezdës djegin figurat e Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit
26 tetor 2026
| 15:08
Tifozët e Crvena Zvezdës kanë djegur figurat e Albin Kurtit, Hashim Thaçit dhe të disa figurave të tjera të rëndësishme shqiptare.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ndeshjes mes OFK Beogradit dhe Crvena Zvezdës.
Në këtë koreografi, figurat janë shfaqur duke u djegur me anë të një tanku.
“Kur ushtria të rikthehet në Kosovë”, ishte një tjetër mesazh kërcënues i tifozëve “Delije”.
Ky grup tifozësh njihet për incidente dhe skandale të shumta që lidhen me Kosovën.
Pavarësisht dënimeve të shqiptuara nga UEFA ndaj klubit, incidente të tilla kanë vazhduar.



