Albin Prapashtica shpallet “Ylli i Javës” në Superligë
Futbollisti i Feronikelit ’74, Albin Prapashtica, është shpallur më i miri i xhiros së 11-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, ka njoftuar të hënën Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).
Prapashtica e ka fituar çmimin “Ylli i Javës” falë paraqitjes së tij në fitoren 3:0 të Feronikelit ’74 ndaj Dukagjinit, në të cilën ka luajtur për 76 minuta dhe ka shënuar dy gola. Me këtë paraqitje, sulmuesi ka qenë ndër lojtarët kryesorë në sigurimin e tri pikëve për skuadrën nga Drenasi.
Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i cili ka veçuar paraqitjen e Prapashticës, efikasitetin para portës dhe angazhimin gjatë gjithë ndeshjes. “Ai u dallua si një nga futbollistët më meritorë të kësaj xhiroje”, ka shkruar FFK-ja në njoftimin për ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.




