31 vjet që nga vrasja e veprimtarit Ali Ajeti

30 maj 2020 | 09:17

Më 30 maj të vitit 1989 në Podujevë ishte organizuar një demonstratë kundër regjimit serb. Atë ditë Kosovën po e vizitonin një grup diplomatësh nga Evropa dhe pikërisht në këtë ditë e ashtuquajtur “Çeta e Llapit” doli me uniforma ushtarake në rrugët e Podujevës. Por, në një përleshje të armatosur u vra Ali Ajeti, ndërkaq u plagosën disa të tjerë. Para këtij akti, për çështjen kombëtare Ajeti pati kontribuuar vite më parë, madhe edhe qe burgosur për katër vjet, në vitet 1984-1988. Pas daljes nga burgu Ali Ajeti dhe disa të tjerë vendosën ta formojnë grupin “Çeta e Llapit”. Ali Ajeti ka lindur në fshatin Sfeçël të Komunës së Podujevës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Genta Ismajli ka disa muaj që ka bërë publike lidhjen…