32 persona vetizolohen në Gjilan

22 maj 22:17

32 persona janë vetizoluar në komunën e Gjilanit përshkak të koronavirusit.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri. Ai ka thënë se ata duhet të jenë nën mbikëqyrje të organeve të emergjencave civile publike, shëndetësore dhe të rendit.

“Ne jemi lojal ndaj masave dhe duke respektuar ato e mundim përhapjen e infeksionit COVID-19”, ka shkruar Haziri në profilin e vet në “Facebook”. Deri tash janë 79 raste me koronavirus në komunën e Gjilanit.

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leonora Jakupi këndon për festën e Fitër Bajramit në qendër…