32 vjet LDK, hapet ekspozita me fotografitë e ish-presidentit Rugova

23 dhjetor 2021 | 11:52

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 32-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është hapur ekspozita me fotografitë e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Safet Zejnullahu nga ish-Qendra Informative e Kosovës, ka përgëzuar fotografin Adnan Ruhani që ka realizuar këto fotografi.

“Një fotografi është sa 1 000 fjalë, andaj e përgëzoi Adnanin”, ka theksuar ai.

Autori i ekspozitës nuk ka preferuar të flasë shumë për punën e tij, por shtoi se pret që në të ardhmen të realizohen edhe ekspozita të tjera.

Kjo ekspozitë është sponsorizuar nga Biblioteka Kombëtare dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot…