Osmani e pret me ceremoni shtetërore presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç
23 dhjetor 2021
| 11:47
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot me ceremoni shtetërore presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç.
Osmani dhe Milanoviç pas takimit do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.
Milanoviç do të pritet në takim edhe nga kreu i Qeverisë, Albin Kurti dhe ai i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Pasdite Milanoviç do ta vizitojë Janjevën për t’u takuar me komunitetin kroat atje.
Në ditën e dytë të vizitës, presidenti kroat do të qëndrojë në kampin e KFOR-it, ku do të takohet edhe me forcat e armatosura kroate që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.



