ABAZI NË MANASTIR
Abazi, pseudonimi i Udhëheqësit Ali Ahmeti, ilegalit më të madh shqiptar në ish-Jugosllavi!
Ishte një rast historik, një nder i veçantë dhe një çast që do të mbetet përgjithmonë i skalitur në memorien time!
Në Kryeqytetin e shkronjave të Gjuhës Shqipe në Manastir, aty ku më 1908 u hodhën themelet e alfabetit euroatlantik shqiptar, pata nderin ta dërgoja pseudonimin e madh ABAZI!
ABAZI, pseudonimi i Udhëheqësit të lavdishëm të popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti!
ABAZI, me veprimtarinë e tij atdhetare, kishte momente vendimtare në periudha të vështira historike të lëvizjes ilegale politike atdhetare në përgjithësi dhe të LPK-së në veçanti, por alAi ishte një dirigjent i jashtëzakonshëm e fantastik i luftës pë çlirim nga okupimi serb dhe i përpjekjeve për liri, dinjitet kombëtar, mirëqenie njerëzore dhe barazi të popullit shqiptar!
Vendosja në podium në shkallët e dirigjentit të Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar – RTSH-së, ishte pamja më domethënëse që kishte ndodhur pas përfundimit të luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!
Në vendin e shenjtë, aty ku dikur u bashkuan shkronjat e Gjuhës Shqipe, ishte në nderin tim ta vendosja një emër të lavdishëm, emër i lidhur me luftën titanike dhe përpjekjet heroike mbinjerëzore për mbrojtjen e të drejtave të atij populli që këtë gjuhë me alfabat latin e ndikim euroatlantik, e trashëgoi ndër shekuj!
Qyteti Hero i Manastirit i dha kombit shqiptar një alfabet të njësuar, ndërsa brezat e mëvonshëm, përmes përpjekjeve të panumërta, qëndresës dhe mbijetesës, luftuan që ajo Gjuhë jo vetëm të flitej, por ajo Gjuhë të shkruhej dhe të respektohej e lirë sikur edhe gjuhët tjera të popujve të lashtë!
Ajo pamje, ai çast dhe ai përjetim historik nuk do të përsëriten kurrë më!
Për mua, ABAZI do të mbetet përgjithmonë një margaritar simbolik në tempullin e lavdishëm të Shkronjave slShqipe, në Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 21 Nëntor 2026!




