Si do të jetë bota, pas Samitit, Trump, Xi, Putin?
Shkruan: Prof. dr. Agim R. ZOGAJ
Trumpi: “Ne po bëjmë histori ”!
Padyshim, Samiti trepalësh, i orgnizuar më 15 nëntor 2026 në qytetin 20 milionësh në Shenzen të Kinës, midis Xi, Trumpit dhe Putinit, ishte ngjarje për historinë moderne të diplomacisë botërore. Kjo për faktin se, liderët, udhëheqësit e tri vendeve, më të fuqihme në botë, u takuan për herë të parë në një format të këtillë. Iniciator i takimit ishte presidenti amerikan, Trump, i cili, vite më parë kishte folur me admirim për presidentin Xi dhe presidentin Putin, ndonëse, edhe ai e di se të dy ata, janë lider, udhëheqës autokrat. Trumpi madje, gjatë shtërngimit të duarve me Putinin, tha :” Ky është miku im… Ne po bëjmë vërtetë histori”! Ndërsa, duke dashur të jetë sa më dashamirës, për kryetarin kinez, Xi, theksoi: “ Ne kemi raporte të veçanta”! Realiteti politik është se, Xi dhe Putini nuk janë aq miqësor me Donald Trumpin, pra me ShBA-të, sepse, karshi Washingtonit zyrtar shpërfaqen si rival, për të mos thënë edhe antiamerikan. Por, Trumpi, tani më, një burrështetas me personalitet të veçantë prej liderit, autor i ideologjisë së trumpizmit, të vizionit të ri amerikan për rendin e sotëm botëror, e di se, kundërshtarët duhet t’i mbaj afër, pranë! Trumpi, po ashtu e di se, raporti midis Xi dhe Putinit është tejet miqësor, bashkëpunues, gjë të cilin raport, Trumpi po përpiqet ta ndërtojë edhe në raportet personale me presidentin kinez dhe presidentin rus. Profesori, John Delury, i politikës ndërkombëtare në Qendrën Hopkins – Nanjing në Kinë me të drejtë vlerëson se: “ Këta janë udhëheqës me një vetëdije të theksuar historike, që e shohin gjeopolitikën përmes rrëfimeve historike të kombeve të tyre”. Pra, sipas Delury, Xi dhe Putini e konsiderojnë veten “ burra të historisë”. Gazetarja, Anne Applebaum, në vështrimin e saj për Samitin trepalësh në Shenzhen, botuar në, The Atlantic konstatoin se: “ Samiti ishte i shkurtër dhe thaujse pa përmbajtje…qëllimi i tij nuk ishte të përfundojnë luftërat, në radhë të parë, invazionin rus në Ukrainë”! Trump dhe bashkëpunëtorët e tij, e dijnë se, Kina ka vazhduar ta mbështes Rusinë gjatë luftës në Ukrainë. Kina, i lejon kompanitë kineze t’u shesin komponentë mikroelektronike kompanive ruse të industrisë së mbrojtjës. Kina, gjithashtu, vazhdon të blejë naftë nga Rusia, duke i dhënë asaj mbështetje të konsiderueshme financiare. Prandaj, Washingtoni zyrtar e ka të ditur se, kinezët së koti këmbëngulin për gjoja, neutralitetin e tyre në luftën në Ukrainë.
Ajo çfarë është bërë publike, nga Samiti në Shenzen të Kinës, janë katër çështje për të cilat, edhe në komunikatën e lëshuar për opinion, Trampi, Xi dhe Putini janë pajtuar. Çështja e parë ka të bëjë me gatishmëërinë që, ShBA, Kina dhe Rusia si anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara janë të përkushtuara për promovimin e reformave të OKB-së. Çështja e dytë: të tri vendet planifikojnë të rrisin prodhimin dhe furnizimin me produkte të rafinuara të naftës në dobi të të gjitha vendeve. E treta çështje për të cilën u pajtuan Trump, Xi dhe Putni ka të bëjë me Gjykatën Ndërkombëtare Penale, e cila, sipas tre burrështetasve, nuk duhet ta keqpërdor juridikisonin e saj. Çështja e katërt ndërsa, është me rëndësi për njerëzimin, sepse, të tre liderët e shteteve riafirmuan se, një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të zhvillohet. Pra, të tre vendet, të cilat janë kampion në posedimin e armëve bërthamore do të angazhohen në dialog për uljen e rreziqeve bërthamore dhe parandalimin e përhapjes bërthamore. Kjo është e vetmja pikë me rëndësi për globin, njerëzimin, në kohën e kërcënimeve të përditëshme për shpërthim të luftërave bërthamore.
Cinizmi i Putinit
Megjithatë, euforia e pritjës së rezultateve, përkatësisht e parashikimeve të Samitit, Trump, Xi dhe Putin, duket se është më e zbehur seç mund të parashikohej. Së pari, përveç deklaratës së përbashkët për opinion, pra katër pikave të sipërcekura, palët, nuk përcaktuan kurrfarë data konkrete, se kur dhe si do të konkretizohen këtë zotime. Madje, jo që nuk përcaktuan afate, por as nuk u formuan grupe, ekipe pune për realizimin e tyre. Spekulimet se kush doli më tepër fitues nga Samiti i Shenzenit, Kinës, janë të ndryshme. Por, edhe vrojtuesit ndërkombëtar të rrethanave gjeopolitike, janë të mendimit se, Putini i realizoi përfitimet personale. Ai vetë tha: “ Jam më shumë i kënaqur seç kam pritur”!
Samiti trepalëshu, nuk e trajtoi luftën në Ukrainë dhe as luftën me Iranin. Por as, kërcënimin kinez ndaj Tajvanit. Putini, me të mbaruar punimet e Samitit trepalësh, para gazetarëve doli me disa deklarata mjaft të papritura. Në lidhje me luftën me Ukrainën theksi se, evropianët dhe Ukraina janë kundër arritjës së paqës. I bëri thirrje BE, që krerët e saj të shkojnë për bisedime në Moskë, për të precizuar, kushtet për përfundimin e luftës me Ukrainën. Konkretisht, Moska, sapo Putini erdhi në Rusi, i ftoi për bisedime, përfaqësuesit e Gjermanisë, të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Francës. Pra, në një kuptim, ky qëndrim i Putinit është ofendim për krerët e BE-së, të cilët, ata nuk i llogarit si palë e barabartë në bisedimet mes delegacionit amerikan dhe atij rus lidhur me luftën në Ukrainë. Putini u shpreh : “…çfarë do të sjellin evropianët në tryezën e bisedimeve”. Pra, evropanët, së pari duhet të shkojnë t’i “përulen” Putinit dhe më pas, Putini, në bisedimet me palën amerikane, do t’i prezantojë qëndrimet e tyre për luftën dhe paqën në Ukrainë!?
Ndërkohë, nga Kina, Putini, i trimëruar nga rezultatet e Samitit në Shenzen paralajmëroi hakmarrje të fuqishme ndaj Ukrainës për shkatërrimin e urës në Krime. Askush nuk reagoi, ndaj, të nesërmen, pra, mbrëmë, më 19 nëntor 2026, Rusia ndërmori sulmin më të fuqishëm ushtarak kundër qytetarëve të Kievit. Pika e tretë e komunikatës së lëshuar nga Trumpi, Xi dhe Putini kishte të bënte me Gjakatën Ndërkombëtare Penale, e cila më 2023 kishte ngritur fletarrest për Putinin, për krime lufte të Rusisë në Ukrainë. Për Putinin qëndrimi i shprehur në pikën e tretë, është jashtëzakonisht i dobëshëm, sepse, në fakt, e pamundëson Gjykatën Ndërkombëtare Penale që, edhe më tej, Putinin ta ndjek, ta arrestoj. Putini ndërsa, në Samitin e përmendur trepalësh, e fitoi legjitimitetin e një prej liderëve të botës!
Nëse, lufta në Ukrainë, pritet të vazhdojë edhe në vitin 2027, nëse Kina nuk heq dorë nga së kërcnuari me forcë, pavarësinë e Tajvanit dhe pushtimet në tregjet financiare, nëse Irani vazhdon të kërcënoj paqën në rajon, në Izrael dhe më gjerë, nëse nuk pati marrëveshje të obligueshme, për zvoglimin e armatimit bërthamor, kimik atëherë, cilat mund të jenë rezultatet, përfitimet e Samitit trepalësh në Shenzen të Kinës? Një e vërtetë është e sigurt dhe e padiskutueshme: ShBA-të, duhet të vazhdojnë të jenë, lider i botës, përherë të trazuar, me kriza dhe me luftëra! Në të kundërten, errësira e mbulon dritën e paqës!



