Osmani ia kujton Hotit: Lista Serbe do të ‘luftojë me Vuçiqin për Kosovën e Metohinë’

08 korrik 2020 | 14:07

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas një qëndrimi publik të Listës Serbe në të cilin është thënë se serbët në Kosovë do t’i respektojnë të gjitha masat e vendosura nga shtetit i Serbisë për parandalimin e pandemisë Covid-19.

Osmani në një reagim në llogarinë e vet në “Twitter” ka thënë se edhe nëse lihen anash masat për Covid-19, një thirrje e tillë e Listës Serbe për mbështetjen e pozicioneve të Serbisë politikisht e diplomatikisht është një thirrje kundër sovranitetit dhe rendit kushtetues të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykimi ndaj 12 të akuzuarve për rastin e njohur si…