Lugina e Preshevës kërkon të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

09 korrik 2020 | 13:32

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj dhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi janë dy ministrat e parë të qeverisë Hoti që kanë vizituar sot Luginën e Preshevës.

Të dy ministrat vizitën e tyre e kanë nisur në Preshevë, ku janë pritur nga kryetari Shqipërim Arifi.

Ai ka pasur një kërkesë të qartë për dy ministrat e Kosovës, që Lugina e Preshevës të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi.

“Kërkuam sot që Lugina e Preshevës të përfshihet në dialog dhe të jetë prezentë në tryezë ku ndërmerren negociatat për një marrëveshje përfundimtare dhe besojmë dhe shpresojmë që e kemi artikuluar në atë formë që të jemi të pranueshëm dhe të ketë një empati të duhur për arsye se një marrëveshje që nuk e përfshinë Luginën e Preshevës nuk ka mundësi me qenë e qëndrueshme”,  ka thënë Arifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa ditë pasi shpalli kandidaturën e tij si president i…