Reperi Kanye West zbulon sloganin e fushatës për president të SHBA-së

09 korrik 2020 | 13:31

Disa ditë pasi shpalli kandidaturën e tij si president i SHBA, Kanye West ka dhënë një intervistë për Forbes, ku i ka thënë të gjitha, nga ambiciet e tij politike deri te pandemia dhe vaksinsa kundër Covid-19.

Reperi, 43 vjeç, pranoi se, megjithë interesin e tij të papritur për të kandiduar, ai kurrë nuk ka votuar në jetën e tij. Në fakt, ai nuk ishte as një votues i regjistruar deri të hënën, 6 korrik.

“Arsyeja e këtij vendimi është sepse isha i frikësuar” tha West në lidhje me atë që revista e përshkroi si “katër orë marramendëse” të intervistës telefonike nga ferma e tij pranë Cody, Wyoming, të martën, 7 korrik. “Më thanë që nëse do të votoja Trump karriera ime muzikore do të merrte fund. Më kërcënuan se isha në një parti. Unë u kërcënova si një njeri i famshëm për të qenë në një parti. Më kërcënuan si njeri i zi në partinë Demokratike.”

Fituesi i Grammy i tha Forbes se ai luftoi me koronavirusin që në shkurt. “Kisha të dridhura, temperaturë, kam bërë dushe të nxehtë dhe kam parë video informuese se si mund të kalohet koronavirusi në shtëpi. Mbaj mend që dikush më kishte thënë që Drake kishte koronavirusi dhe përgjigja ime ishte,” Drake nuk mund të jetë më i sëmurë se unë!

Duke shkuar kundër studimeve shkencore nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, West i tha Forbes se ai beson se vaksinat janë “përbindasha”. Ai shpjegoi: “Shumë fëmijë janë vaksinuar dhe janë paralizuar. Prandaj kur thonë që zgjidhja e Covid-19 është vaksina, jam shumë i kujdesshëm. Vaksina është shenja që të lë përbindëshi. Ata duan që ne të fusin çipe brenda nesh, duan që të bëjmë gjithë këto gjëra, në mënyrë që të mos kalojmë dyert e parajsës. Kur them ata, dua të them njerëzit që kanë djallin brenda. Nëse nënshtrohemi nuk do të shkojmë në parajsë.”

Reperi gjithashtu ka zbuluar se slogani i tij i fushatës do të jetë “Yes!” Partia me të cilin reperi do të kandidojë është e pavarur dhe quhet “Birthday Party”, por nëse Trump nuk do të garonte me Pepublikanët, West do të kishte zgjedhur pikërisht këtë parti për të shpallur kandidaturën. Numri dy i reperit në zgjedhje do të jetë miku i tij, pastori Michelle Tidball nga Wyoming.

West, i cili ka qenë një përkrahës i presidentit në detyrë që nga viti 2016, njoftoi të martën se ai tashmë nuk është më mbështetës i tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e njohur e filmit “Glee”, Naya Rivera, është deklaruar…