Aktorja deklarohet e humbur në liqen! Në varkë u gjet i biri 4-vjeçar

09 korrik 2020 | 13:25

Aktorja e njohur e filmit “Glee”, Naya Rivera, është deklaruar e humbur pas vizitës në një liqen në Kaliforninë Jugore.

Rivera, 33 vjeç, u zhduk nga Liqeni Piru në Qarkun Ventura të mërkurën në mbrëmje. Zyra e Sherifit të Qarkut Ventura tha se përpjekjet e kërkimit do të rifillojnë sa më shpejt, ndërsa dyshimet e para janë se ajo mund të jetë mbytur.

Rivera shkoi në liqen pasditen e së mërkurës dhe mori me qira një varkë me djalin e saj të vogël. Të dy u panë duke dalë me varkë në liqen së bashku, tha kapiteni i Sherifit, Eric Buschow në një konferencë shtypi.

Rreth tre orë pasi dolën, një tjetër varkë pikasi fëmijën që po flinte në varkën e aktores i vetëm. Autoritetet u njoftuan dhe ata filluan kërkimet nga ajri dhe me një ekip zhytjeje.

Djali 4-vjeçar kishte një jelek shpëtimi ndërsa nëna e tij nuk mendohet ta kishte veshur, pasi një jelek u gjet në varkë. Lajmet për zhdukjen e saj kanë alarmuar familjen dhe fansat e aktores, të cilët po luten për një mrekulli.

Rivera është e njohur për rolin e Santana Lopez në serialin e Fox tv për gjashtë vjet nga 2009, dhe u shfaq në çdo episod të tij. Ajo gjithashtu ishte pjesë e sitcomit të CBS “The Royal Family” dhe në filmin komedi “The Master of Disguise.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, së bashku me ministren për…