Në zonat e banuara me serbë gjithsej 258 raste me Covid-19

09 korrik 2020 | 14:02

Sipas rezultateve të deritanishme, 258 pacientë me koronavirus janë regjistruar në zonat e banuara me serbë në Kosovë, prej të cilëve 97 janë banorë të veriut të Mitrovicës.

Kështu ka bërë me dije specialisti serb i epidemiologjisë, Aleksandër Antonijeviq.

Sipas tij, që nga 12 marsi janë testuar 2 252 persona, nga të cilët 258 janë konfirmuar për praninë e koronavirusit në të gjitha zonat e banuara me serbë në Kosovë.

Janë 139 të infektuar rishtazi, për tre javët e fundit të testimit në të gjitha zonat e banuara me serbë në Kosovë.

Ndërsa 94 persona të tjerë janë në vetizolim, raporton “Radio KontaktPlus”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amadou Gon Coulibaly, kryeministri i Bregut të Fildishtë, sapo kishte…