Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri afrikan ndërron jetë papritmas

09 korrik 2020 | 13:59

Amadou Gon Coulibaly, kryeministri i Bregut të Fildishtë, sapo kishte përfunduar një mbledhje e kabinetit qeveritar, kur u ndje keq dhe u transportua me urgjencë në spital, ku ndërroi jetë.

61-vjeçari sapo ishte rikthyer nga Franca për një seri kontrollesh dhe konsiderohej si pasuesi i natyrshëm i presidentit të vendit afrikan, Assane Outtara.

Bregu i Fildishtë, vend në Afrikën perëndimore me pothuajse 20 milionë banorë, është një nga fuqitë më të zhvilluara ekonomikisht të asaj pjese të kontinentit, dhe njihet veçanërisht për prodhimin e kakaos, duke qenë prodhuesi më i madh në botë, kafes dhe frutave, por ka burime domethënëse diamantesh dhe nafte.

Nga viti 2011, Bregu i Fildishtë ka patur stabilitet politik, por komentuesit vendas thonë se vdekja e papritur e Coulibaly mund të destabilizojë sërish vendin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka propozuar një…